Kalo te përmbajtja

ME NDËRPRERJE TERMIKE

ALBIO 127C

Albio 127C është një sistem i ri për dyer dhe dritare me funksion hapje dhe rrotullimi, i cili përdor poliamide speciale që mundësojnë krijimin e kornizave jashtëzakonisht elegante pa kanate të dukshme.

Dizajni i sistemit është konceptuar në mënyrë të tillë që korniza e jashtme të mbulojë plotësisht kanatin. Albio 127C dallohet për elegancën e konstruksionit, pasi redukton sasinë e aluminit të dukshëm dhe lejon sipërfaqe më të madhe xhami.

Kombinimi i këtyre elementëve me mungesën e hapësirave boshe të dukshme sjell një përmirësim estetik si në ambientet e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme.

Sistemi përfshin gjithashtu profile me poliamide më të gjera, të cilat sigurojnë kursim më të madh energjie duke reduktuar ndjeshëm kostot e larta të ngrohjes.

Ky sistem gjithashtu mundëson instalimin e mekanizmit të perimetrit me pika të shumefishta mbylljeje, duke ofruar nivelin më të lartë të sigurisë së mundshme.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE

Aliazhi i aluminit
EN AW 6060Τ6, EN 15088:2005
Veshja me pudër
Sipas standardit europian “Qualicoat”
Anodizimi
Sipas standardit europian “Qualanod”
Toleranca
EN 12020-2
Guarnicionet
EPDM / Shkumë EPDM
Hapësira e brendshme e profilit
E përshtatshme me të gjitha mekanizmat e mbylljes
Trashësia e lustrës
25mm
Izolimi termik
24mm (PA 6.6, 25%GF)
Përshkueshmëria e ajrit
Përmasat e mostrës: 1.40 m × 1.40 m: Klasi 4 (EN 12207:1999-11),Përmasat e mostrës: 1.50 m × 1.50 m: Klasi 4 (EN 12207:1999-11)
Koeficienti i transmetimit të nxehtësisë
2.42 – 3.01 W/(m2K) (EN 10077-2:2012)
Përshkueshmëria e ujit
Përmasat e mostrës: 1.40 m × 1.40 m: Klasi 8A (EN 12208:1999-11), Përmasat e mostrës: 1.50 m × 1.50 m: Klasi E1500 (EN 12208:1999-11)
Përmasat e kornizës
Gjerësi 66.5 mm, lartësi 72 mm
Përmasat e kanatit
Gjerësi 67.3 mm, lartësi 53.3 mm
Rezistenca ndaj ngarkesave të erës
Përmasat e mostrës: 1.40 m × 1.40 m: Klasi C4/B4 (EN 12210:1999-11 / AC:2002-08), P ërmasat e mostrës: 1.50 m × 1.50 m: Klasi C4/B4 (EN 12210:1999-11 / AC:2002-08)

CERTIFIKATAT

Nëse dëshironi të merrni certifikatat e sistemit, ju lutemi dërgojeni kërkesën tuaj në departamentin R&D të EXALCO në rd@exalco.gr.

BLERJE ONLINE