Kalo te përmbajtja

SISTEM ALUMINI

EXALCO FIXED PERGOLA

Pergola alumini me fletë fikse

Exalco Pergola me fletë fikse është një sistem hijëzimi me fletë fikse që gjen aplikime të shumëllojshme. Fletët janë të prodhuara tërësisht prej alumini dhe mundësojnë qarkullim të vazhdueshëm të ajrit.

Dizajni modern, së bashku me mungesën e lidhjeve të dukshme dhe mundësinë e zgjedhjes mes një game të gjerë ngjyrash, ofron një estetikë minimaliste dhe e bën sistemin ideal për përdorim në hapësira të jashtme dhe gjysmë të jashtme, si banesa, hotele, restorante dhe kafene.

Përdorimi si ndarëse

Ndarësi është pjesë e pergolës dhe mund të përdoret si pjesë e saj ose në mënyrë të pavarur, si ndarës hapësire, mbyllje ambientesh dhe shumë aplikime të tjera. Profili bazë i ndarësit përshtatet me një sërë profilesh të tjera dhe materiale të ndryshme si xhami, fletë alumini të shpuara, tenda hijëzuese e shumë të tjera.

Finicioni

Zgjedhja e finicionit të profileve mund të bëhet nga opsionet: anodizim, ngjyra RAL ose imitimi i drurit. Në çdo rast, sistemi ofron rezistencë të jashtëzakonshme, duke e bërë ideal për përdorim edhe në zona bregdetare.

CERTIFIKATAT

Nëse dëshironi të merrni certifikatat e sistemit, ju lutemi dërgojeni kërkesën tuaj në departamentin R&D të EXALCO në rd@exalco.gr.

BLERJE ONLINE