Kalo te përmbajtja

SISTEM ALUMINI

EXALCO PERGOLA BIOCLIMATIC- C

SISTEM PERGOLE ALUMINI BIOKLIMATIKE ME FLETË TË RROTULLUESHME

EXALCO PERGOLA BIOCLIMATIC – C është një sistem inovativ hijezimi me fletë të rrotullueshme. Ai përbëhet plotësisht prej alumini dhe ofron mbrojtje nga dielli në ditët më të nxehta, si dhe nga shiu apo bora falë sistemit të posaçëm të kullimit.

Dizajni modern i kombinuar me larminë e ngjyrave që ofrojmë, si dhe me mundësinë për të integruar sisteme automatike (ndriçim LED, sensorë për shi, erë dhe borë, etj.), e bën Exalco Pergola zgjidhjen ideale për mbulimin e ambienteve të hapura në banesa, hotele, restorante dhe kafene.

EXALCO PERGOLA BIOCLIMATIC – C është projektuar në mënyrë të veçantë për të minimizuar çdo zhurmë që mund të shkaktohet gjatë lëvizjes së fletëve. Kjo arrihet falë sistemit të motorëve, i cili lejon lëvizje të lirë dhe mbyllje të qetë të fletëve, duke përdorur komponentë specialë, si motorë dhe gomina, që sigurojnë funksionim pa zhurmë.

Lëvizja e fletëve mund të komandohet në mënyrë elektrike nga 0° deri në 100°. Në këtë mënyrë mundësohet shfrytëzimi maksimal i pergolës në çdo stinë duke siguruar nivelin ideal të rrezeve të diellit dhe qarkullimit të ajrit.

CERTIFIKATAT

Nëse dëshironi të merrni certifikatat e sistemit, ju lutemi dërgojeni kërkesën tuaj në departamentin R&D të EXALCO në rd@exalco.gr.